AKTUALITET, 27 Dhjetor 2021, 21:40

Eksperti i dosjeve: Në kohën e Ramiz Alisë, kishte 15 mijë informatorë të zellshëm!

Eksperti i dosjeve: Në kohën e Ramiz Alisë, kishte 15 mijë

Eksperti i dosjeve, Marçel Hila, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, sëbashku me shkrimtarin Rudolf Marku, për të folur për dosjen e përndjekjes së shkrimtarit, por edhe dosjet e komunizmit në përgjithësi. 

Hila shpjegoi llojet e dosjeve që ekzistonin në komunizëm, por edhe një fakt mjaft interesante, që në kohën e Ramiz Alisë, në Shqipëri kishte rreth 15 mijë informatorë. 

Marçel Hila: Kemi tre tipe dosjesh. Hetimore/gjyqësore, të arrestojnë, bëjnë hetuesi dhe të dënojnë. Dosjet e dyta janë ato të përndjekjes, dosja e Rudolf Markut përshembull. Si fillonte kjo, si pallat me katër kate. Kush mund të kthehet në një armik të mundshëm? Kush ka ide reaksionare? Kush ka qenë me Ballin, kush ka babain në burg, etj?
Ka edhe më keq, dosja agjenturiale, që duhej me sa më shumë vetë, përfshihen edhe persona të tjerë. Rudolf Marku ka shkuar deri në katin më të lartë, dosjen agjenturiale.

Ylli Rakipi: Po këta që rekrutohen?

Marçel Hila: Këta ishin lloji i tretë, dosja e bashkëpunëtorëve.

***

Marçel Hila: Në epokën e Ramiz Alisë kanë qenë 15 mijë informatorë. Jepnin 50 milionë për t’u paguar informatorët. Janë 168 mijë kartelat  e informatorëve në arkivë. Një pjesë kanë qenë fallco. 15 mijë kanë qenë bashkëpunëtorë të zellshëm.