TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Thumanës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.