AKTUALITET, 27 Dhjetor 2021, 21:33

Momentet "pikante" nga dosja e përndjekjes së shkrimtarit Rudolf Marku

Momentet "pikante" nga dosja e përndjekjes së shkrimtarit

Shkrimtari Rudolf Marku, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për dosjen e tij të përndjekjes në komunizëm. 

Marku rrëfeu disa detaje nga kjo dosje.

"Unë isha pedagog dhe bëra apel të nxënësve të gjimnazit. Them emrin e një personi, nuk përgjigjej. Befas shoh që klasa qesh. Thanë që atë nxënës e ka ndaluar policia, një 17 vjeçar. Unë i them, merrni një këshill prej meje, kurrë mos qeshni me fatkeqësinë e një njeriu tjetër, aq më tepër kur ai është shoku juaj.

Një vajzë shkon menjëherë tek i ati, e revoltuar, kishte thënë kam vërejtje për profesor Rudolfin, sepse na tha të kemi mëshirë prër shokun. Babai e instrukton të shkruajë një letër, se si Rudolfi ka shprehur simpati për armikun e klasës. Bëhet një padi që arkivohet në dosje dhe kështu vijon të krijohet dosja.

Njëri prej kolegëve, një mësues fizike, Agim Malaj, ka qenë bashkëpunëtor. E kam patur mik fëmijërie, një njeri shumë inteligjent dhe i këndshëm, por befas më del që ai ka patur një përndjekje konseguente.
Ai në kohën kur nxënëesit rrinin në oborr, kontrollon çantat e nxënësve. Në njërën prej tyre gjen katër libra dhe supozon se ja ka dhënë Rudolf Marku. Ai thotë kapa Rudolfit duke bërë propagandë me anë të librave.

Injoranca e censurës ishte tragjike dhe komike, e dëmshme dhe e dobishme. Injoranca ndalonte romane të Balzakut dhe nga ana tjetër, "Ringjallja" e Tolstoi që është ilustrim i bibles, këtë e lanë të kalojë. Censura ishte kaq e trashë, saqë kishte një rrjetë, që linte peshqit e mëdhënj dhe mbante peshqit e vegjël. Linte gjërat më të rrezikshme…

Profesori lajmëron degën e brendshme, i thonë vajzës, do të bësh raport për përmbajtjen reaksionare të librave. Ajo sjell një shembull, që edhe në ato kohëra të errëta edhe ai që donte të bënte të mira, mund ti bënte. Ajo vajzë e kuptoi çfarë kërkonte dega dhe ajo bën një raport, thotë janë libra që dënojnë shoqërinë borgjeze, tregon se sa e pamëshirshme është borgjezia", tha ndër të tjera Marku.