AKTUALITET, 27 Dhjetor 2021, 21:16

Rudolf Marku tregon historinë e pabesueshme: Si nisi dosja ime e përndjekjes në komunizëm!

Rudolf Marku tregon historinë e pabesueshme: Si nisi dosja ime e

Shkrimtari Rudolf Maku, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për dosjen e tij të përndjekjes gjatë kohës së komunizmit.

Marku rrëfeu historinë sesi ka nisur përndjekja e tij, një histori në dukje absurde, por që vijoi për dekada me rradhë.

"Kush është preference e gjahut, njerëzit e preferuar për t’u ndjekur ishin intelektualët. Fakti që lexon libra dhe ke interes, apo mendon në mënyrë të pavarur, je objekti i përndjekjes.

Fillimi i dosjes time është një aksident. Unë isha student dhe në shoqërinë tonë ne kishim, një student nga Vlora, që quhej Jorgo Nikollari. Ai u fut si xhol në shoqërinë tonë. Unë botoja poezi dhe po tërhiqja vëmendjen, me botimet e para. Ky afrohej për të dëgjuar muhabete dhe ne e pranonim.

E dëgjoj duke folur për Franc Kafkën dhe James Joyce. Befas ky student kapet duke vjedhur. Mblidhet baza e rinisë dhe i thonë që je i përjashtuar. Ai shkon në një fshat të Vlorës i thotë babait më kanë përjashtuar, sepse kam vjedhur.Babai i thotë kjo rregullohet, ke ndonjë shok  që ka lakra në kokë? Ai tha po, Rudolfi. Babai i thotë, duket nga emri që është reaksionar, nga Lezha, malok, katolik, plotëson të gjithë kushtet për armik. Vijnë babë e bir, mblidhet Komiteti i Rinisë dhe partisë. Ai thotë dakord që keni përjashtuar djalin, por ju keni një armik aty që ka folur për shkrimtarë të huaj, pëlqen muzikë të huaj, ky është armiku.

Organizata e partisë vendos që djali do të përjashtohet, sepse ka kryer vjedhje, por këto që thotë për Rudolfin të mbeten në dosje. Ky deponim i një hajduti, përbën fillimin e dosjes.

Dosja pastaj ka një logjikë në vetëvete. Ironia më e madhe, thuhet që edhe kujdestari i konviktit, edhe një bisedë e bërë me të, ai thotë se Rudolfi është I çregullt, i zgjuar dhe finok, njeri nga i cili mund të priten gjëra negative", tha Marku.