AKTUALITET, 27 Dhjetor 2021, 19:12

Goditet mafia shqiptare në Portugali/ Kapet gati 7 tonë drogë, ja si bosi 44-vjeçar përdorte kompaninë e tij për të shpërndarë “mallin” nëpër Evropë

Goditet mafia shqiptare në Portugali/ Kapet gati 7 tonë drogë, ja

Policia portugeze ka goditur mafian shqiptare që operon në këtë vend. Autoritetet policore kanë sekuestruar një sasi droge prej 34 milionë euro. Rrjeti i trafikut të përbërë nga shqiptarë u godit nga policia portugeze teksa po përgatitej për transportin e afro 7 tonë hashash nga Albufeira drejt Spanjës.

Sipas mediave portugeze, kreu i bandës është një 44 –vjeçar shqiptar që drejton një kompani kamionësh. Ai dhe gruaja e tij thuhet se përdorën pikën e transportit të kamionëve për të trafikuar drogë në vende të ndryshme të Evropës.

Bregu i Algarve në Portugali përdorej si pikë shkarkimi të drogës që vinte me skafe nga Maroku për ta shpërndarë atë më pas në vendet e Evropës.