TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të Partisë Demokratike brenda 5 janarit, do të organizohet një protestë paqësore, ku anëtarësia e partisë do ta nxjerrë butësisht nga zyra.
“Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore. Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra.
Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia”, theksoi Berisha.
“Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike.
Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerrë mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 mijë anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”, – shtoi Berisha në një intervistë në A2 CNN.