TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur sërish sot mbi aferën e inceneratorëve duke u shprehur se Lefter Koka është hallka e fundit e zinxhirit kriminal.
Kryemadhi tregon në një intervistë në “A2 CNN“ se si erdhën informacionet në LSI, duke shtuar se bëhet fjalë për një skemë korruptive që shkon nga kryeministri dhe përfundon tek nëpunësi më i thjeshtë në komisionin e ofertave.
“Nuk duhet të kapemi pas emrave, por pas fenomenit. Katarsisi është fenomen i domosdoshëm, edhe në partitë politike. Skema e inceneratorëve, jo vetëm është korruptive, por kalon edhe çështjen shqiptare, sepse ndjekja e parave shkon jashtë kufijve. Ish-përfaqësuesi i LSI është hallka e fundit i këtij zinxhiri korruptues, kriminal, sepse në këndvështrimin tonë kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, sepse vetë funksionimi i shtetit shqiptar, me vendime të marra brenda një dite, dhe devijimin e koncesioneve, gjithçka ishte në funksion të një skeme shumë të madhe. Shqipëria noton në korrupsion, por skema e inceneratoreve shkon përtej”, tha Kryemadhi.
Po si erdhën informacionet e parregullsive tek LSI?
“Ka njerëz që e ndjejnë se e kanë detyrim ta bëjnë këtë denoncim, kanë tentuar në institucione politike të tjera, por duhet guxim. Janë persona në dijeni që e kanë dërguar në emailin tim zyrtar, me mijëra faqe. Janë jashtë çdo institucioni shqiptar. Problemi qëndron tek fakti që asnjë nuk e merrte përsipër këtë, sepse goditja ishte fatale”, shton Kryemadhi.
Sipas saj, kjo është një provë e madhe për SPAK. “ SPAK është në provë për të parë sa seriozisht e ka marrë këtë skemë e denoncuar nga LSI për Fierin, Elbasan dhe Tiranën, ky i fundit përben kupolën e skemës, sepse nëpërmjet tij janë lëvruar paratë me të cilën janë paguar nënkontraktohet e kompanive të tjera fiktive”.
Kryemadhi shprehet korruptive shkon nga kryeministri dhe përfundon tek nëpunësi më i thjeshtë në komisionin e ofertave, ku përtej korrupsionit sipas saj kemi të bëjmë edhe me pastrim parash. “Çështja nuk ka të bëj vetëm me garën sesi u blenë makineritë, por me shkelje ligjore të hapura që dëshmon ekzistencën e një grupi kriminal, që dërgoi 430 milionë euro në shoqëri off shorë në Holandë, që pastaj investohen këtu në ndërtime e të tjera, pa patur dijeni për origjinën”, tha Kryemadhi.