AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 12:54

Rama në Asamblenë e PS: Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen. Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

Rama në Asamblenë e PS: Më shumë se kurrë,

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama theksoi se partia është e hapur për qytetarë nga orientime të ndryshme politike, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga radhët e demokratëve.

Rama: “Ka sot demokratë që duan të na bashkohen më shumë se kurrë.

Nuk na duhet më vota e demokratëve, por dëshira e tyre për të punuar, për të dhënë një kontribut sado të vogël dhe njëkohësisht duke mbajtur veten dhe familjen e tyre.

Na duhet që të kemi njerëz që janë me atë punë, dhe duhet ta ndjejmë dobinë e kësaj hapjeje”.

Rama shtoi gjithashtu se Shqipëria është e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve njerëzore.

“Nuk duhet të sillemi me këtë parti si në tavolinën e byrekut dhe të mbyllin derën se mos vinë të tjerët dhe të vijnë të tjerët se mo kërkojnë byrek, gjë që ndodh shpesh për fat të keq në shumë territore dhe në shumë organizata , ku partia trajtohet si byrek, por duhet ta ndiejmë si një afrim dhe si një bashkim patriotik me sa më shumë njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe profesionistë, demokratë apo çfarëdoqofshin.

Kjo është pjesë kuptimplotë e asaj që thashë më parë, detyrimit strategjik të Partisë Socialiste për t’i garantuar sot vetes që qëndrueshmërinë e vet afatgjatë. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve të mira njerëzore.”