AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 11:23

Rama i jep duart përfundimisht Veliajt, shpall zgjedhje në Tiranë, zbulon kandidaten e PS!

Rama i jep duart përfundimisht Veliajt, shpall zgjedhje në

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama lajmëroi se do të kemi zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, pas krizës ku është futur ky institucion, që e ka kryetarin aktual të burgosur dhe të akuzuar nga SPAK për disa vepra penale. 

Kandidate e PS për Bashkinë e Tiranës, do të jetë Ogerta Manastirliu, e cila pasi Rama i përmendi emrin, u shfaq dukshëm e habitur. Manastirliu është aktualisht Ministre e Arsimit. 

"Pas 7 muajsh Tirana nuk ka kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, por as të dënuar nga drejtësia.

Sot duhet të marrim vendim politik, për ti hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë.

Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur.

Nuk është propozim që e bëj me zemër të lehtë, por Tirana nuk mund të gdhidhet dhe të ngryset pafundësisht si trupë pa kokë. Qytetarët nuk duhet të presin më, pa e ditur se ç’do të bëhet me drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës", tha ndër të tjera Rama, duke përcaktuar pasardhësen e Veliajt, sigurisht nëse PS fiton zgjedhjet në kryeqytet. 

Rama i jep duart përfundimisht Veliajt, shpall zgjedhje në

Rama i jep duart përfundimisht Veliajt, shpall zgjedhje në

Rama i jep duart përfundimisht Veliajt, shpall zgjedhje në