TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha ka shkuar në Asamblenë Kombëtare të PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Ai u pyet nga gazetarët të cilët patën interesim të shtuar për arsyet e dorëheqjes së tij.
Dredha u shpreh se do të vazhdojë të jetë socialist.
“Unë socialist kam lindur dhe socialist do jem gjithë kohën”, tha Dredha.
“Reflektimi nuk është bërë përpara Asamblesë, por për shumë arsye, si familjare”, tha ai.
Ndërsa shtoi: “Jam i sigurtë që do të ketë një ekip shumë të mirë që do të vazhdojë çojë Vlorën përpara dhe unë do të mbështes sa të mundem”.