TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Soclalisti, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtëisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n. Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme, por shtoi se PS nuk do ta sulmojë kurrë drejtësinë.
“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.
E vërteta e madhe është se nuk ben përjashtim as SPAK-u, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për të paracaktuar në pazare fatin e personave të hetuar",- tha Rama ndër të tjera.