AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 10:44

‘Buka’/ Caktohet gjyqtarja: Pas Berishës e Metës, Irena Gjoka do të shqyrtojë edhe çështjen ndaj Arben Ahmetajt

‘Buka’/ Caktohet gjyqtarja: Pas Berishës e Metës, Irena

Shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka, e cila do të shqyrtojë në themel çështjen për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, e njohur si dosja “Buka”.

Në seancë paraprake, çështja u shqyrtua nga Erjon Çela, i cili vendosi kalimin e dosjes për gjykim.

Ish-zv/Kryeministri ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023 dhe po strehohet në Zvicër. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nën dyshimin se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm në vlerën e 7 miliardë lekëve.

Kujtojme se gjyqtarja Irena Gjoka ka shqyrtuar dhe dosjet e ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish presidentit Ilir Meta!