AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 11:47

Rama 'qeth' Parlamentin, propozon Kuvend me më pak ligjvënës: Ta ulim në 101 numrin e deputetëve

Rama 'qeth' Parlamentin, propozon Kuvend me më pak

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë, nderkohe qe aktualisht Parlamenti ka 140 deputete dhe duhet nderhyrje ne Kushtetute per ndryshimin e numrit!

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.

“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave.

Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve.

Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.

"Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë, si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve", tha Rama.