AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 12:05

Propozimet/ Kryeministri Rama zbulon ndarjen e Komisioneve Parlamentare! Ja kë do të drejtojë maxhoranca dhe opozita

Propozimet/ Kryeministri Rama zbulon ndarjen e Komisioneve Parlamentare! Ja

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka shpallur krijimin e disa komisioneve të reja parlamentare, që synojnë të riorganizojnë punën e Kuvendit në funksion të prioriteteve kombëtare dhe integrimit evropian

Në fjalën e tij, Rama propozoi një ndarje të balancuar të drejtimit të komisioneve, duke sugjeruar që disa prej tyre t’i kalojnë opozitës, ndërsa të tjerat do të mbeten nën drejtimin e Partisë Socialiste.

Edi Rama: Numri i lartë i anëtarëve për Komision dhe lëvizja e deputetëve sa në një në tjetrin, e ka penguar Kuvendin të ketë fokus, efecientë të mjaftueshme dhe sipas grupeve, të ketë edhe një farë specializimi.

Sugjerohet që për të nxitur me shumë përgjegjshmëri, për të garantuar më shumë njohje të lëndës në secilën nga fushat prioritete për negociatat, Kuvendit i duhen më shumë komisionet të përhershme dhe më pak anëtare në përbërjen e tyre, duke ulur në minimum numrin e deputeteve që lëvizin si ambulantë sa në një te tjetri. Grupi i punë sugjeron një riorganizim të komisioneve si më poshtë.

Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat, ku siç e dëgjuat, vjen si ris punësimi në emërtesë. Referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave me BE, sugjerohet qe këtë komision ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, vishet me një mision dhe përgjegjësi për të mbajtur në funksion barrën e shqyrtimit të ligjeve për modernizimin e sistemit tonë dhe Administratën. Këtë komision sugjerohet ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen – Do drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisioni për Edukimin shkencën she sportet: Do drejtohet nga shumica parlamentare.

Komisionin për Shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale: Do drejtohet nga opozita

Komisioni i Medias- Ti lihet opozita

Disa nga komisionet e reja dhe drejtimi politik për secilin:

1. Komisioni për Shkencën, Edukimin dhe Inovacionin, sugjerohet të drejtohet nga opozita

Ky komision do të përqendrohet në zhvillimin e sistemit arsimor, promovimin e kërkimit shkencor dhe nxitjen e inovacionit teknologjik si pjesë e përgatitjes së vendit për standardet e BE-së.

2. Komisioni për Mirëqenien Sociale dhe Shëndetësinë, sugjerohet të drejtohet nga opozita

I konceptuar për të ndjekur politika që përmirësojnë cilësinë e jetës, përfshirjen sociale dhe shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët.

3. Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik, sugjerohet të drejtohet nga opozita

Komisioni ka një rol të posaçëm në garantimin e lirive themelore, lirisë së shprehjes dhe transparencës mediatike, në përputhje me Kartën Themelore të të Drejtave të Bashkimit Evropian.

“Ky komision lidhet drejtpërdrejt me profilin e Shqipërisë 2030 në BE, ku informimi publik dhe mbrojtja e të drejtave janë thelbësore,” tha Rama.

4. Komisioni për Punësimin dhe Financat, sugjerohet drejtohet nga shumica parlamentare

“Qëllimi është që punësimi të shihet si përbërje thelbësore e organizmit të ekonomisë, në përputhje me kapitujt 2 dhe 19 të negociatave për anëtarësim në BE,” deklaroi Rama.

5. Komisioni për Legjislacionin dhe Administratën Publik, sugjerohet drejtohet nga shumica parlamentare

Ky komision do të mbajë barrën e shqyrtimit të një sërë reformash ligjore dhe administrative.

“Kuvendi do të ketë një rol kyç në hedhjen e hapave për reformën e administratës publike, që është një nga shtyllat e integrimit dhe shtetbërjes,” shtoi Rama.

11 komisionet e përhershme të kuvendit të ri. Në përbërje do të ketë më pak anëtarë, tha kreu i qeverisë. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. 

1.    Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )
2.    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )
3.    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )
4.    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )
5.    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( opozita )
6.    Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )
7.    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( opozita )
8.    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )
9.    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën  ( opozita )
10.    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( shumica )
11.     Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale ( shumica )