AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 10:37

Operacioni/ Goditet rrjeti i i dyshuar i kontrabandës së njerëzve drejt SHBA e Kanadasë, në pranga 3 persona

Operacioni/ Goditet rrjeti i i dyshuar i kontrabandës së njerëzve

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe Prokurorinë e Tiranës, ka goditur një rrjet të strukturuar kontrabande qeniesh njerëzore që vepronte në disa shtete, përfshirë Shqipërinë, vendet e BE-së, Karaibet, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Operacioni policor i koduar “Rrjeti” u zhvillua si rezultat i një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Njësia e Shërbimeve Hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë, Forcën e Posaçme Operacionale, dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të arrestuarit janë tre shtetasit:

-Cerkez Nikoci
-Hazir Maçi
-Ardjan Pirani

Sipas hetimeve, i dyshuari kryesor, H. M., ka organizuar rrugë të paligjshme udhëtimi për shtetas shqiptarë, duke përdorur dokumente të falsifikuara udhëtimi. Rrjeti dyshohet se operonte nëpërmjet vendeve të BE-së, më pas transit në Karaibe, dhe me destinacion final Kanadanë dhe SHBA-në. Pagesat për këtë “shërbim” shkonin deri në 20 deri 35 mijë dollarë për person.