AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 11:05

VIDEO/ Asambleja e PS, Rama: Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës! S’lëkundemi në rrugën e pavarësisë që i kemi dhënë drejtësisë

VIDEO/ Asambleja e PS, Rama: Duhet të adresojmë emergjencën e

Asambleja e Partisë Socialiste po zhvillon punimet në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 anëtarë të mbledhur, po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi Rama. Në përfundim të tij, kryeministri do të shpallë eemrat për qeverinë e re. 

Fjalimin e tij e nisi me Tiranën, e cila prej 7 muajsh e ka kryetarin Erion Veliaj në qeli. Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar me drejtimin e Tiranës, tha Rama, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë dhe duke paralajmëruar zgjedhje të mundshme në Tiranë. 

"Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor". 

Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.