AKTUALITET, 11 Shtator 2025, 10:31

Tragjedia e “11 shtatorit”, Begaj mesazh në 24-vjetorin e sulmit terrorist: Qëndrojmë përkrah SHBA, shprehim dhimbjen e thellë e solidaritet të plotë

Tragjedia e “11 shtatorit”, Begaj mesazh në 24-vjetorin e

Sot kujtohet 24-vjetori i ngjarjes së rëndë të 11 shtatorit, me sulmin terrorist që rrëzoi kullat binjake në SHBA.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi kreu i shtetit.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.