TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qyteti bregdetar i Durrësit po përjeton një sezon të vrullshëm turistik, me një numër të shtuar vizitorësh të huaj që po shijojnë jo vetëm plazhet, por edhe trashëgiminë kulturore të qytetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa nga përshtypjet e turistëve që kanë zgjedhur Durrësin për pushimet e tyre. Ata vlerësojnë mikpritjen, historinë dhe bukurinë natyrore të zonës.
“Ne jemi nga Palm Springs, Kaliforni. Historia e këtij qyteti është mahnitëse. Durrësi ka relike të mrekullueshme nga e shkuara dhe është shumë interesant për t’u vizituar”, u shpreh një çift amerikan.
Dy turistë italianë nga Bazilikata theksuan: “Kemi ardhur këtu 3-4 herë. Deti, ambienti dhe njerëzit mikpritës na kanë bërë të rikthehemi dhe të sjellim miq të tjerë.”
Ndërkohë, disa turiste të tjera u shprehën: “Është hera jonë e parë këtu. Kemi ardhur dje, ndaj s’kemi parë shumë, por deri tani ka qenë shumë bukur. Njerëzit janë të sjellshëm dhe ndihmues.”
Durrësi mbetet një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri për shkak të vijës së gjatë bregdetare dhe ofertës së larmishme: që nga rëra kurative dhe pushimet familjare, deri tek sportet ujore dhe eksplorimi i siteve historike.