AKTUALITET, 18 Korrik 2025, 22:27

I zhdukur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Seman

I zhdukur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.