TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Valët e të nxehtit afrikan rikthehen fuqishëm mbi Shqipëri, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura përvëluese në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas parashikimeve, situata më problematike do të shfaqet në zonën që shtrihet nga Elbasani deri në Berat, ku termometri pritet të arrijë sërish vlerën ekstreme prej 40°C.
Mbrëmja do të shoqërohet me vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Vlerat ditore do të variojnë nga minimumi prej 10°C në Pukë, deri në maksimumin prej 39°C në Elbasan.
Era do të fryjë e lehtë, si në tokë ashtu edhe në det, me shpejtësi deri në 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim të ulët përgjatë vijës bregdetare.