AKTUALITET, 18 Korrik 2025, 19:38

Tragjedi në Elbasan! Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy të mitur në lumin Shkumbin!

Tragjedi në Elbasan! Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një  kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktomave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.