TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të premte, Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes realizon koncertin vokal-simfonik “Requiem for the Living”, të organizuar me rastin e 25-vjetorit të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie.
I frymëzuar nga vepra me të njëjtin titull e kompozitorit amerikan Dan Forrest, koncerti do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura dhe pesë solistë të njohur shqiptarë, nga më të mirët që ka vendi!
Njoftimi:
REQUIEM FOR THE LIVING
Koncert vokal-simfonik
Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes ka nderin t’ju ftojë në koncertin vokal-simfonik “Requiem for the Living”, organizuar me rastin e 25-vjetorit të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie.
I frymëzuar nga vepra me të njëjtin titull e kompozitorit amerikan Dan Forrest, koncerti do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura dhe pesë solistë të njohur shqiptarë:
Ramona Tullumani
Josif Gjipali
Kastriot Tusha
Ekland Hasa
Flaka Goran
Diego Zelka
Nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj.
Një mbrëmje kushtuar kujtesës, jetës dhe paqes, përmes fuqisë universale të muzikës.