AKTUALITET, 10 September 2026, 10:57

VIDEO/ Përplasje në mes të lokalit në Velipojë, plas ‘kallashi’ e pistoleta pas sherrit të dhunshëm! Dy persona nxorën armët

Një konflikt për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Një përplasje me armë zjarri është parandaluar në një bar në zonën e Velipojës, pas një konflikti të çastit mes dy personave dhe një të mituri që punonte si kamerier.

Pas një debati verbal mes palëve, kamerieri ka njoftuar persona të afërt të tij për të ndërhyrë në vendngjarje.

Pak çaste më vonë, pranë lokalit ka mbërritur një automjet nga ku kanë zbritur tre persona.

Dy prej tyre kanë hyrë me nxitim brenda ambientit të barit të armatosur me automatik dhe pistoletë, ç’ka ka shkaktuar panik të menjëhershëm te klientët e pranishëm, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes, pronari i lokalit është përleshur fizikisht me një nga personat e armatosur dhe ka arritur t’ia marrë automatikun nga dora, informon “News24”.

Megjithatë, personi tjetër ka nxjerrë një pistoletë të dytë nga brezi për të kërcënuar personat me të cilët kishte nisur debati.