TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë përqendruar forcat operacionale, por nuk po arrihet të vendoset nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë të terrenit dhe intensitetit të madh që ka zjarri.
Ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme të vatrës nga krahu Malit të Dejës, por që po mbahet nën monitorim për shkak të sipërfaqes së madhe që ka përhapur vatra e zjarrit.
Një vatër aktive që dje po zhvendosej nga krahu fshatit Gurë Lurë sot është e shuar dhe nuk ka probleme. E gjithë madhësia e vatrës është e mbushur me tym për shkak se digjen brenda vatrës trungje pishe e ahu të grumbulluara ndër vite.
Ndërsa vatra e zjarrit rënë në Livadhi i Peladhisë të Nj.Zerqan, vazhdon aktiv i zhvendosur në Nj. A Shupenzë: Është vetëm një vatër zjarri aktive e zhvendosur ne lartësitë mbi fshatin Krajkë, (Nj.A. Zerqan), pasi në lartësitë mbi fshatin Vlashë është shuar dje komplet.
Aktualisht zjarri është aktiv në një vend me dushqe dhe shkurre jo të shpeshtë, por ku është terren i thyer, ka vështirësi për forcat operacionale. Sakaq, vatra po mbahet në kontroll për të mos patur zgjerim të mëtejshëm.