AKTUALITET, 19 Korrik 2025, 09:12

Vrasja e Renis Dobrës në Ulëz/ Dalin sot para gjykatës dy të dyshuarit, në kërkim dy vëllezër të tjerë

Vrasja e Renis Dobrës në Ulëz/ Dalin sot para gjykatës dy

Dy të arrestuarit për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, do të dalin sot para Gjykatës së Dibrës. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet në orën 09:00.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa identifikimi i autorëve të dyshuar u bë më 16 korrik, kur Çakrri dhe Bushgjokaj u ndaluan nga policia. Të dy kanë dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje, por hetimet janë mbështetur fort mbi pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë në zonën Burrel-Tiranë.

Nga kqyrja e videove është zbuluar se, vetëm pak orë para vrasjes, 55-vjeçari Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj – Fatjoni (i arrestuar), Kristi dhe Aleksandri (në kërkim) – janë parë duke pirë kafe pranë një pike karburanti.

Më pas, të katër kanë udhëtuar me dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe një “Hyundai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht, ku dyshohet se është kryer krimi.

Dy vëllezërit e Fatjonit, Kristi dhe Aleksandri Bushgjokaj, janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se kanë lënë territorin shqiptar.