TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv publikimin e e-maileve dhe skedën elektronike të TIMS për ish-kryepolicin Gledis Nano.
Hajdarmataj tha se kanë dalë të dhëna mjaft sensitive ndërsa theksoi se kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare.
"TIMS ka shumë të dhëna, hakerimi i këtyre gjërave është gjë shumë e keqe që i ka ndodhur Policisë së Shtetit dhe sigurisë së vendit.
Shqetësohem si jepen këto informacione dhe nuk kemi asnjë reagim se çfarë masash janë marrë nga Policia e Shtetit.
Kur flasim përshembull për një person si Talo Çela, informacionet marrin drejtimin e duhur, por s’ka asnjë reagim nga strukturat policore", tha Hajdarmataj.
Ish-drejtuesi i policisë deklaroi se siguria kombëtare është në rrezik ndërsa tha se informacionet që i kanë shkuar Gledis Nanos, tregon si funksionon aktiviteti kriminal.
"Ne si polici jemi sot për sot, ku thërret qameti. Besueshmëria në strukturën e Policisë së Shtetit është në nivelin zero", tha Hajdarmataj.