TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjete sociale pas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar që vlerëson se në tre vite, vetëm në Tiranë dyshohet të jenë pastruar mbi 1.2 miliardë euro nga krimi i organizuar.
Meta shprehet se ky raport qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe qeverisë së Edi Ramës.
Ndër të tjera Meta shprehet se shumë familje zgjedhin të emigrojnë pasi të pasurit një apartament në Tiranë, është një mision i pamundur.
Statusi i Ilir Metës
Është e qartë tashmë pse çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur shifrat stratosferike 2000, 3000 madje dhe 5000 euro për metër katror.
Është po aq e qarte arsyeja përse shumë prej familjeve të reja zgjedhin emigrimin, pasi të pasurit një apartament të tyre në Tiranë është një mision i pamundur.
1.2 miliard eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar mbi të gjjtha qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe kësaj Qeverie.