AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 14:10

Vangjeli: Berisha nuk do ta kalojë dot Adriatikun, Basha do të rikthehet, por jo si politikan

Vangjeli: Berisha nuk do ta kalojë dot Adriatikun, Basha do të

Për analistin Lorenc Vangjeli, Lulzim Basha u kthye edhe njëherë në vëmendje pa bërë asgjë. Duke diskutuar çështjen e lobimit rus në studion e “ABC Live”, analisti tha se paratë e përdorura për lobim në SHBA janë shqiptare, por të kaluara nëpërmjet kanaleve ruse.

Sipas Vangjelit, Basha u kthye në politikanin më radikal që cënoi edhe stabilitetin e vendit. Përgjegjës për këtë, analisti bën edhe Sali Berishën. Sipas tij në 2019, kur u dogjën mandate Basha dhe Berisha kishin si qëllim të shantazhonin SHBA-të.

“Ai djali i buzëqeshur u kthye në politikanin më radikal. U kthye në njeriun që rrezikoi deri diku stabilitetin e vendit. Nuk është thënë ende çfarë ka ndodhur. Bëhet fjalë për lobimin e tij, për një gjysmë milioni që janë shkuar për lobim në 2017.

Këtë agjendë ruse, jam i sigurt që nuk ka para të tilla. Këtë agjendë ruse më shumë se kushdo tjetër e ka çuar përpara Lulzim Basha. Në 2019 nxori opozitën nga Parlamenti duke goditur sistemin në themelin e tij.

Basha dhe Berisha e bënë sepse luajtën në bixhoz fatin e tyre. Ata nuk tentuan, nuk u interesonte rrëzimi i qeverisjes, ata po shantazhonin SHBA për të destabilizuar vendin. Ky është në krim”, tha analisti.

Përveç non gratës në SHBA dhe Britani, sipas Vangjelit, Berisha rrezikon të goditet edhe nga BE. Analisti tha se ish-kryeministri nuk do të ketë mundësi të kalojë Adriatikun.

“A e kalon dot kanalin e Otrantos apo bregun tjetër të Adriatikut? Dje e kaloi me internet. Besoj se nuk do të ketë not që do ta lejojë atë të kalojë anën tjetër të Adriatikut, qoftë edhe në Bari”, u shpreh Vangjeli.

Nga ana tjetër, sipas analistit, Basha do të rikthehet, por jo si politikan.

“Basha do të rikthehet sërish por si anekdotë. Unë them se ai duhet të kishte ikur, jo për atë që bëri në shtator. Duhet të kishte ikur sepse humbi në prill”, tha ai.