AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 12:53

Taulant Balla: Brenda dhjetë ditësh do të dorëzojmë ndryshimet në ligjin për partitë politike

Taulant Balla: Brenda dhjetë ditësh do të dorëzojmë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur para medieve për ‘paketën e despiunizimit’.

Pas mbledhjes që u zhvillua gjatë ditës së sotme në kryesinë e kuvendit, Balla tha se brenda dhjetë ditësh Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.

“Ka nevojë urgjente e politikës shqiptare dhe instituicioneve të tjera për tu pastruar nga ush bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. 

Kemi diskutuar për dy projektligjet që janë në proces. I pari është ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit të shtetit. Kështu nuk do të ketë më asnjë pengesë për tu verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Të gjithë kandidatet do të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë.

Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Balla.