AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 17:36

Berisha: Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit

Berisha: Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit deklaroi se qeveria nuk i rrit pagat pasi i vjedh paratë e qytetarëve. Berisha deklaroi se qeveria përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit.

“Në ç’mënyrë do të thoni ju? Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8, e ndonjëherë edhe 10 herë më shumë seç e ka koston. Punët publike, e dini ju që ka një manual për çmimet e çdo materiale, fuqisë punëtore, energjisë etj. Për të ndërtuar 1 km autostradë në fushë në Europë, prokurorohen maksimumi 3 milionë euro. Për 1 km rrugë në fushë si ajo Balldre-Lezhë u prokuroruan me 22 mln euro.

Për të ndërtuar një shkollë në Gjermani, Francë dhe kudo ka një kosto prej 620-680 mijë Euro. Në Shqipëri kjo kosto shkon edhe 5 milionë euro. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Po marrim rrasat e gurit që janë shtruar sheshet e qyteteve dhe qytezave, kanë kushtuar mbi 1 miliardë euro. Kam folur me specialistë të gurit dhe më kanë thënë se nuk mund të shkonin kurrë më shumë se 160-180 milionë euro.

Prandaj ne nuk na rriten rrogat, çmimet rriten dhe ne ngelemi aty ku jemi. Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit”, tha Berisha.