AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 14:03

Erisa Xhixho: Qeveria ka dështuar në arsim, degët prioritare shënojnë rënie drastike të studentëve

Erisa Xhixho: Qeveria ka dështuar në arsim, degët prioritare

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka akuzuar qeverinë Rama se ka dështuar totalisht në sektorin e arsimit.

Xhixho u shpreh se në15 degët prioritare prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve. Degët e mësuesisë, një domosdoshmëri për arsim cilësor, nuk përbëjnë më interes për studentët, pasi pagat në arsim nuk motivojnë.

Postimi i Xhixhos:

Dështimi i qeverisë Rama në arsim zbulohet përditë.

Bursat shtetërore nuk i joshin më të rinjtë shqiptarë të studiojnë në universitetet e vendit.

Shifrat flasin vetë:

 Në 15 degët prioritare prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve

 Degët e mësuesisë, një domosdoshmëri për arsim cilësor, nuk përbëjnë më interes për studentët, pasi pagat në arsim nuk motivojnë

 Në degën e fizikës për këtë vit ka vetëm 6 studentë të regjistruar

Shkollave që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet.

Mësuesit dhe pedagogët janë të keqpaguar dhe kërkesat e tyre injorohen , edhe pse kërkojnë të kenë paga të paktën sa Kosova.

Ndërkohë studentët janë lënë jashtë të ashtuquajturës paketë antikrizë.

Kjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit. Sa jep Kosova për studentët e saj.

Më shumë se asgjë tjetër, këto shifra tregojnë filozofinë e qeverisë Rama: vjedhjen dhe abuzimin me paratë e shqiptarëve në dëm të tyre dhe së ardhmes së vendit

Koha e llogaridhënies po vjen!