AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 15:18

Publikimi i të dhënave të Nanos/ Karamuço: Dosjet kanë qenë në duart e hakerëve që në muajin gusht, janë futur thellë në sisteme

Publikimi i të dhënave të Nanos/ Karamuço: Dosjet

Hakerët iranianë, të njohur si grupimi “Homeland Justice”, kanë publikuar të dhënat e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në një dokument voluminoz me 47 faqe, ku janë të përshkruara të dhënat e tija personale, si edhe hyrje-daljet e ish-zyrtarit të lartë të Policisë nga vendi.

Lidhur me këtë çështje, eksperti i krimininalistikes, Ervin Karamuço, për emision e “MCN live”, thotë se tashmë duket qe çdo gjë është në duart e hakervë, të cilët janë edhe të përkrahur nga hakerat shqiptarë.

Karamuço bëri të ditur se, dhjetë ditë me parë ka qarkulluar edhe një folder me tre mijë dokumente të ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

"Përpara dhjetë ditësh ka qarkulluar nga Homeland Justice, edhe një folder prej 3 mijë dokumentesh të ministrit te brendshëm, por që nuk janë bërë publik.

Kjo që ndodhi sot pritej, sepse hakerat përveç informacioneve të këtij lloji, kane edhe folder të tjerë, që do të thotë që janë futur thellë ne sistemet tona.

Sigurisht duke nxjerrë të dhënat e Gledis Nanos, është kompromentuar i gjithë sistemi i të dhënave tona tepër sekrete, çdo e dhënë ka qenë në duart e hakerëve që në muajin gusht.

Por ajo që të bën përshtypje është që Rama tha pardje që të dhënat tona janë të garantuara dhe se nuk është bërë dëm i madh, dhe një ditë më pas hakerat kanë dal më të dhënë të tjera. Ka një lidhje që të shtyn të dyshosh se ka një bashkëpunim me hakerat shqiptare dhe janë të planifikuara me ta".

Karamuço thotë se më këto sulme, po cenohet siguria kombëtare.

"Është përshkallëzuar sulmi, në fillim nisi me të dhënat personale, pastaj tejet sensitive, pastaj me te dhëna administrative, dhe më tej me tepër sekrete. Kemi arritur në nivelin më të lartë të dëmtimit të dokumentacioneve që kanë dokumente tejet sekret.

Tani dikush duhet të kthej përgjigje për këtë, në çdo nivel kritik të vendit, por cenohet siguria kombëtare. Tashmë ata dinë gjithçka, ata mund të na marrin të gjitha të dhënat, bënë edhe tentativë për ti shitur, por thjesht i reklamojnë për trysni.

Deri te horizontalja ishim, tani vertikalja po del tani, që kanë shkaktuar këta hakerë. Jemi në rrezik të gjithçka je të mbledhur ndër vite në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, kundër trafiqeve, e shumë informacione të tjera.

Po ashtu dëmtimi i sistemit TIMS na dëmtoi shumë, mesiguri do të jenë larguar nga vendi shumë të kërkuar nga drejtësia".