AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 17:18

Ndriçimi natyral, TEG rrit me 50% efikasitetin energjitik

Ndriçimi natyral, TEG rrit me 50% efikasitetin energjitik

Ardhja e vjeshtës është një rast i mirë për rinovimin e garderobës, edhe me lënien pas të veshjeve të lehta verore. Megi merr makinën e vet të vogël menjëherë pasi dorëzon projektin e fundit në zyrë dhe i drejtohet TEG. Parkon në pjesën e jashtme dhe, sa del nga makina, para syve i del qendra tregtare e zhytur në të kuqen e perëndimit të diellit. Kapërcen hyrjen e qelqtë dhe në brendësi depërton po ai ndriçim i ngrohtë që fal natyra. Shopingu fillon me ëmbëlsi.

Nëse pyesim një ekspert të arkitekturës apo interiorit, mësojmë se fokusimi tek drita natyrale është tipar i estetikës së sotme në projektet e këtij lloji, por tashmë edhe një domosdoshmëri e diktuar nga situata botërore energjetike. 

Ndriçimi natyral, TEG rrit me 50% efikasitetin energjitik

Mariola Kuçi drejton dy qendra tregtare, TEG dhe QTU. Ajo shpjegon se TEG sot ka një sipërfaqe më të madhe dhe gjithë struktura është organizuar në mënyrë që fasadat e tejdukshme të mbushin me dritë natyrale thuajse të gjithë hapësirën. Fasadat janë të ventiluara dhe gjithçka është e termoizoluar. Mariola thotë se rezultat i përdorimit të materialeve dhe mënyrave moderne në realizimin e projektit është rritja me 50% e efikasitetit energjitik dhe termik.

Të dyja qendrat tregtare kanë kaluar në teknologjinë LED, duke arritur aktualisht deri në 90% të ndriçimit total. Madje ndriçimi dhe kondicionimi përshtaten me intensitetin e dritës së diellit dhe me oraret e frekuentimit nga vizitorët. Panelet diellorë po mbulojnë gradualisht taracat e dy ndërtesave, për një energji të pavarur nga rrjeti kryesor dhe për shfrytëzimin e ditëve të shumta me diell në vendin tonë.

Drita natyrale ka eliminuar ndjeshëm nevojën për ndriçim shtesë gjatë ditës dhe, në një pjesë të madhe të vitit, dritaret ndihmojnë ajrimin e mjediseve të brendshme pa konsumuar elektricitet. Çdo element i projektimit shërben për të pakësuar konsumin e energjisë, që është bërë aq e çmuar, dhe për të treguar harmoninë e formës me funksionin, duke krijuar një identit unik.

Pavarësisht se TEG ka më shumë se 10 vite që është ndërtuar, mbetet qendra më moderne dhe më e frekuentuar në Shqipëri. Kjo vjen edhe si rrjedhojë e investimeve të herëpashershme që janë realizuar por edhe nga nxitja e vazhdueshme e Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, për të aplikuar risitë më të fundit të industrisë për të ofruar më të mirën për klientët.