TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njëmbëdhjetë gram kokainë dhe tetë kilogram marijuanë u zbuluan të dielën e 18 shtatorit nga karabinierët e komandës provinciale të Perugias.
Një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia dhe ishte kthyer në mënyrë ilegale është arrestuar.
Droga e sekuestruar nëse do të dilte ne treg do të kishte një vlerë prej 60 mijë eurosh.
Të dielën pasdite, siç njofton komanda provinciale e Perugias, ushtria bllokoi një automjet pas një ndjekjeje të shkurtër.
Në makinë ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve (shqiptari) u shfaq mjaft nervoz.
Gjatë kontrollit iu gjet 11 gram kokainë të cilën e kishte fshehur në pantallona dhe 1300 euro cash.
“Kërkimi, shpjegojnë karabinierët, bëri të mundur edhe gjetjen e dy palë çelësave që i atribuohen dy shtëpive.”
Në shtëpinë e parë, ku shqiptari jetonte me gruan, hetuesit zbuluan para të tjera të fshehura në mobiljet e dhomës së ndenjes dhe një bllok me të gjitha aktivitetet e shitjes me pakicë të drogës, sipas medieve italiane.
Shqiptari, i dëbuar i dëbuar nga territori italian me ndalim të rihyrjes deri në vitin 2031, tani ndodhet në burgun e Perugias.