AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 10:10

Prangoset shqiptari me rreth 400 mijë euro cash, të fshehura në makinë. i riu me precedentë të mëparshëm

Prangoset shqiptari me rreth 400 mijë euro cash, të fshehura në

Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane mëngjesin e kësaj të marte, pasi në makinën e tij u gjetën rreth 400 mijë euro të fshehura.

Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptari ishte me precedentë të mëprashëm penal. Ai kishte fshehur eurot poshtë sendiljes së automjetit.

Policia italiane zbuloi paratë e fshehura të shqiptarit gjatë një kontrolli rutinë duke shfrytëzuar edhe ndihmën e qenve “cash dog”.

Drejtuesi i mjetit është raportuar në Prokurorinë Publike kompetente Palmi.