AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 12:43

Porti i Durrësit/ Berisha: 60% të aksioneve i kanë Rama dhe Olsi, deshi të implikonte NATO-n Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi kurthin

Porti i Durrësit/ Berisha: 60% të aksioneve i kanë Rama dhe Olsi,

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se afera e Portit të Durrësit është nga më të mëdhajat në Evropë. Ne një komunikim me gazetarët, ish-kryeministri tha se kreu i qeverisë ka përdorur të njëjtën skemë me atë të Lukashenkos dhe të vëllezërve Karriç.

Berisha akuzoi direkt Ramë, se ka 60 % te aksioneve për Portin e Durrësit i ka ai dhe vëllai i tij Olsi Rama, duke theksuar se kryeministri i ka dhënë vetes se tij statusin e investitorit strategjik.

“Rama nuk ka të ndalur, ju e morët vesh. Megaafera shumë miliardëshe e portit të Durrësit, megaaferë që vetëm me truallin, vetëm truall tokë publike e portit kushton minimumi 3 miliardë euro.

Të gjitha këto nga një kompani, 60% e të cilës nuk dihet asnjë aksioner. Nuk njihet, është top sekret sepse të gjitha janë të Edi Ramës Ramës dhe Olsi Ramës. Kësaj bande të rrezikshme antishqiptare që është vërsulur mbi pasuritë e këtij populli.

Edi Rama nuk mund të fshihte 60% të aksionarëve të një kompanie shumëmilardeshe po të mos ishte personalisht e tij. Në këtë megaaferë Rama i ka dhëne vetës statusin e investitorit strategji.

Me këtë aferë me ligj Rama ka përjashtuar sipërmarrjen e tij me vellezeri Karric ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera.

Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskit, me vëllezërit Karric. Me këtë megaaferë Rama ka shkelur në mënyrë flagrante nenet 70,71 dhe 74 të marrëveshjes së stabilizimit të KE, të cilat i imponojnë Shqipërisë respektimin e rregullave të konkurrencës. I imponojnë Shqipërisë transparencën e plotë”, theksoi Berisha.

Sipas tij, Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë, por sekretari e kuptoi qe ishte kurth korruptiv.

“Komisioni i Transportit të BE e ka përcaktuar Portin e Durrësit si një nga dy portet strategjike në rajon. Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë.

Deklaroi se NATO po tregon interes për këtë port, por zero interes. Sekretari i NATO e kupto se kishte të bënte me një kurth korruptiv.

Pra megaafera e Portit të Durrësit është sot megaafera më e madhe në Evropë”, tha Berisha.