AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 11:08

Debat në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Salianji: Ardi Veliu është analfabet politik

Debat në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Salianji: Ardi Veliu

Deputeti Demokrat, Ervin Salinaji mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Me tone të ashpra, Salianji tha se siguria në Shqipëri nuk ekziston dhe se drejtuesit e policisë i shërbejnë interesave politike. Ndër të tjera Salianji tha se kreu i AMPS-së, Ardi Veliu është analfabet politik.

“Drejtuesit e Policisë i shërbejnë interesave politike. Keni vendosur një analfabet politik në krye. Një njeri me kamxhik që nuk di të kalojë klasën e parë.

Po përdorni policinë e shtetit për të vjedhur vota. A nuk ju shqetësojnë ngjarjet kriminale në vend. Nëse përdorini policinë për votat, do t’ju thyen hundët”, tha Salianji.