TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje kanë dalë për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.30, në poliklinikën e qytetit, ku autori, ish-punonjës IT-je në bashki qëlloi më thikë titullarin Fredi Kokoneshi dhe shoferin i tij Gazment Bullari që ndërhyri për ta mbrojtur.
Kokoneshi ka pasur një debat me tone të ashpra me Ergest Xhelilin, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, dhe që pretendonte se ishte larguar padrejtësisht nga puna dhe më pas e ka qëlluar me thikë.
Në këto momente ka ndërhyrë shoferi i Kokoneshit për t’i ndarë, por Xhelili ka goditur edhe këtë të fundit. Ngjarja ka ndodhur në poliklinikën e Divjakës, ku punon dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar.
Kokoneshi është dërguar në spitalin e Lushnjës me disa plagë në trup, teksa autori është ndaluar nga policia.