AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 11:25

Taulant Balla reagon për plagosjen e kryebashkiakut socialist në Divjakë

Taulant Balla reagon për plagosjen e kryebashkiakut socialist në

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për plagosjen me thikë të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Në një komunikim për mediat, Balla tha se kjo është si pasojë e ndasive, për të cilën tha se duhen të marrin fund urrejtjet.

Balla e konsideroi autorin si një të “çmendur”, ndërsa bëri thirrje që drejtësia dhe policia të bëjnë punën e vetë. “Mjaft duke vrarë njëri tjetrin”, theksoi Balla.

“Ngjarja është shumë e rëndë dhe shpresoj që kolegu ynë dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë t’ja hedhin kësaj gjendje të vështirë. Sipas mjekeve ata i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Është një ngjarja e rëndë që më vjen keq ta them është produkt i kësaj ndasisë që mbillet çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar ta kuptojë që në këto ditë të vështira lufte të jemi të bashkuar apo të ndarë.

Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Ti marrësh jetën tjetrit nuk ta justifikon për asgjë. Pra dy persona sot luftojnë për jetën. Nuk e dimë kush është arsyeja, por di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë. Unë di që kjo ndasia dhe urrejtje duhet të ndalet. Ne shqiptarët jemi pak nuk jemi shumë dhe mjaft më duke vrarë njëri-tjetrin”.