AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 09:36

"Rama s'ka frikë, kontrollon gjithçka"/ Analisti Andi Bushati: Nuk dal në protestën e Berishës

"Rama s'ka frikë, kontrollon gjithçka"/ Analisti Andi
Andi Bushati dhe Sali Berisha

Analisti Andi Bushati deklaroi mbrëmë se nuk do të jetë në shesh më 12 nëntor, në protestën që ka thirrur opozita.

“Unë nuk dal kurrë në manifestime, sepse, ose do bësh vëzhguesin, ose do bësh pjesëmarrësin. Unë me ata gazetarë që duhet të jenë edhe protagonistë, edhe analizojnë mbrapa nuk shkon,” – u shpreh Bushati.

Bushati tha për "Euronews" se Edi Rama nuk i trembet protestës së opozitës pasi i ka në dorë të gjitha pushtetet. Ai u shpreh se protestat kanë vlerë në një sistem demokratik ku mund të thyesh edhe ndonjë xham apo të shash edhe qeverinë, por jo në Shqipëri ku të nesërmen çdo gjë vijon njësoj.

Sipas tij, një pjesë të ‘meritës’ në këtë vetësiguri të Ramës e ka edhe media.

“S’ka asnjë arsye që t’i trembet protestës. Protestës mund t’i trembet Macron. Protesta kanë vlerë në një sistem demokratik ku mund të thyesh edhe ndonjë xham, të shash edhe qeverinë, por pjesa tjetër e shoqërisë do të funksionojnë njësoj të nesërmen. Një njeri që i ka të gjitha valvulat e shoqërisë në dorë s’i trembet asgjëje. Ka disa arsye pse Rama s’e ka frikë protestën se televizionet do t’i shtojnë qilima. Në një vend ku një njeri i kontrollon të gjitha nuk ka frikë nga protestat”, tha Bushati.