TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë para protestës kombëtare të opozitës të thirrur në orën 16:00 ditën e shtunë 12 nëntor, ish kryeministri Sali Berisha thotë se ajo do të jetë “ora e shqiptarëve”.
“Nesër ora e shqiptarëve! Të gjithë në protestë! sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale teksa ka publikuar dhe këtë video nga fjala e tij në Kuvend.
“12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do ju bëjnë ju, boll u tallët, boll i shkelmuat duke vjedhur, boll i keni përzënë nga vatrat. Mjaft është mjaft.
12-ta është dita e gjyqit popullor ndaj jush derisa t’jua përmbysim karrigen, t’jua përmbysim të gjitha”, është mesazhi i Berishës në Kuvend.