AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 12:20

“Jam në gjendje të rëndë shëndetësore”, Lefter Koka kërkon zbutjen e masës së sigurisë, shtyhet seanca për ish-ministrin

“Jam në gjendje të rëndë

Shtyhet seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirimin nga qelia.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten tjetër seancën, teksa në seancën e sotme gjykata administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg” të caktuar për inceneratorin e Elbasanit.

Dy ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako, i bashkëakuzuar për inceneratorin e Fierit, u rikthye në qeli me një vendim të Apelit të Posaçëm.