AKTUALITET, 8 Mars 2025, 16:55

Plas sherri mes dy familjeve në Tiranë, përfundojnë në pranga dy burra dhe djemtë e tyre, procedohen në gjendje të lirë edhe dy gra

Plas sherri mes dy familjeve në Tiranë, përfundojnë në

Një konflikt mes dy familjeve në Valias ka përfunduar me disa të arrestuar dhe të proceduar nga Policia e Tiranës.

Përplasja, e ndodhur për motive të dobëta, dyshohet se ka pasur edhe përdorimin e sendeve të forta.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç (babai me dy djemtë), G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç (babë e bir).

Gjithashtu, në vijim të hetimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.