TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit.
Fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të t'u ndalur më pas përpara Kryeministrisë.
Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen, por raste femicidi.
“Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhen në pankarta.










