AKTUALITET, 8 Mars 2025, 13:26

"Narko-diktaturën sot më shumë e vuajnë gratë", Berisha prezanton programin për ‘Fuqizimin e grave dhe vajzave’: Beteja jonë, kundër murit të patriarkisë dhe diskriminimit

"Narko-diktaturën sot më shumë e vuajnë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane ‘Konrad Adenauer’, kanë zhvilluar një takim ku kanë shpalosur Programin e Qeverisjes 2025-2029 për ‘Fuqizimin e grave dhe vajzave’.

Berisha tha se narko-diktaturën sot më shumë e vuajnë gratë duke shtuar se "beteja jonë do të jetë së pari e vendosur kundër murit të patriarkisë, kundër çdo forme diskriminimi".

“Uroj gratë shqiptare kudo janë, në ditën e nderimit të tyre. Sot mblidhemi në këtë ditë në një moment kur gruaja shqiptare ndodhet në vitet më të vështira të saj. Nëse kthehemi në diktaturë gjejmë nënën shqiptare që punonte me 3 turne, mezi vishte e ushqente fëmijët, por kishte në politikë gra që mbronin pushtetin dhe jo të drejtat e grave. Edhe narko-diktaturën sot më shumë e vuajnë gratë.
Beteja jonë do të jetë së pari e vendosur kundër murit të patriarkisë, kundër çdo forme diskriminimi”, tha ai.