AKTUALITET, 8 Mars 2025, 12:17

"Arratisja"/ Trafik droge e marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

"Arratisja"/ Trafik droge e marrëdhënie seksuale me të

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Lezha të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit Kristian Kovaçi (Pacani) 31 vjeç, banues në Lezhë.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.