AKTUALITET, 8 Mars 2025, 11:57

"Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do merrte 90 mandate!", Rama: Burrat do t’i hedhim në fushë, gratë e vajzat në listë të mbyllur!

"Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Rama deklaroi se nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, PS do të merrte 90 mandate.

"Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia dhe mençuria e grave, nuk është e rastit dhe unë jam krenar për këtë. Nuk është e rastit që PS e votojnë më shume gra se sa burrat. Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri ne do merrnin 90 deputetë. Këto janë shifrat. Dhe të them të drejtën nëse duhet zgjedh mes votës së një gruaja dhe të një burri, unë them votën e gruas. Sepse është më shumë se sa një votë, është një vendim. Gratë nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë, janë skandalozë. Gratë janë nëna, motra, bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Gratë e ndërtojnë fatin", tha Rama. 

Kreu i PS-së u shpreh se burrat që kanë marrë mandate nga Partia Socialiste do të hidhen në fushë që të meritojnë mandate.

Ndërsa shtoi se gratë do të ndahen në dy pjesë, në listat e hapura dhe të mbyllura, duke shtuar se në këtë të fundit do bëhen pjesë ata që shikojnë një Shqipëri përtej 2030.

"Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS mandate, do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate. Ndërsa gratë do t'i ndajmë në dy pjesë, ato që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi në 4 vitet e ardhshme dhe do të marrim përfaqësimin e PS me mbështetjen e të gjithëve ne në pjesën e mbyllur të listave, dhe pastaj vajzat që do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndërkohë që në listat e mbyllura do të kemi djem, vajza, gra, që janë forca e të resë, forca e gruas, e një Shqipërie që shikon përtej 2030", tha Rama.