TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të PS-së gjatë një takimi me gratë.
Rama u shpreh se duhet të jenë krenare për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit, teksa shtoi se “kushdo që mundohet të hajë të tjetrët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton”.
Kreu i qeverisë theksoi se është krenar për Partinë Socialiste duke premtuar se në Shqipërinë 2030 pagat mesatare do të jenë mbi 1000 euro.
"Duam që paga mesatare të jetë ku e ku mbi 1000 euro, do ta arrijmë këtë në sektorin publik dhe privat. Dhe jini krenar edhe për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit, mos i dëgjoni ata që thonë u kapën të gjithë, ne jemi, pa emigrantët afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do ti afrohemi 1 mln.
Kështu që njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë, edhe ne do të pastrojmë vendin tonë, ku kushdo që mundohet të hajë të tjetrët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton, kjo është rruga jonë, Krenarë për PS, Shqipërinë, për të gjitha gratë shqiptare, nuk ka rendësi socialiste apo demokrate ju uroj të gjithave gëzuar 8 Marsin, të luftojmë të gjithë bashkë që gratë të bëhen më të forta dhe burrat më të mençur", tha Rama.