TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot është dita e dytë e mbledhjes "Retreat" të kryeministrit Edi Rama me kabinetin dhe Kryesinë e grupit.
Ditën e parë të takimit u diskutua programi elektoral me të cilin PS do të prezantohet në zgjedhjet e 11 majit.
Pikat kryesore, kanë qenë qëllimet për të cilat do të flitet në këtë fushatë dhe oferta me të cilët do të prezantohen në këto zgjedhje. Po kështu është bërë një analizë edhe e punës së qeverisë.
Sa i përket ditës së dytë, pritet të vijojë diskutimi për organizimin zgjedhor të PS e cila synon që në 11 maj të fitojë një mandat të 4 qeverisës.
Sot pritet që drejtuesit politikë në qarqe të dorëzojnë listat e përgatitura për kandidatët për deputetë, ndërsa në një takim të dytë do kryhet dhe vendimmarrja finale sa i përket emrave që do të përfshihen në lista.