TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Seriali”, duke arrestuar 21-vjeçarin Orgito Hajrullaj, autor të dyshuar të një serie vjedhjesh në Tiranë dhe Durrës. I riu, i dënuar më parë për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për disa ngjarje të tjera, u neutralizua pasi kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kapjes.
Hetimet kanë zbuluar se Hajrullaj ka kryer 11 grabitje gjatë korrikut, duke vjedhur para, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera në vila, hotele, biznese dhe parkingje.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mjetet e vjedhjes (thikë, kaçavidë), dy motomjete, një celular dhe objekte me vlerë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprat penale: “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe mbajtja e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.